Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë, përpjekje për destabilizim

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë, përpjekje për destabilizim

Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por përkundrazi destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kështu vlerësohet nga analistë vendorë e ndërkombëtarë.

Veprimet e Serbisë në raport me Kosovën, nga analistë vendas e ndërkombëtarë po shihen si përpjekje e saj për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por Ballkanin Perëndimor.

Gjithsesi, Bashkësia Ndërkombëtare insiston që veprimet e Qeverisë të bëhen në koordinim me ta e këtë e përkrahin analistët, duke thënë se duhet bashkërendim të veprimeve në mënyrë që veriu i vendit të jetë stabil.

Ish-diplomat i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, aktualisht analist politik, thotë se lojërat e Serbisë kanë për qëllim përfitimin dhe jo zgjidhjen e problemit.

Canaj thekson se Serbia po luan me kartën e shkeljes së të drejtave të komuniteti pakicë serbë, si strategji që e përqafon Bashkësia Ndërkombëtare.

“Është pjesë e lojës në kuptimin që gjithmonë dëshirojnë t’a rrisin pazarin , ne duam diçka. Natyrisht që ndërlidhet me kërkesën e palës serbe për ndërtimin e asociacionit përkatësisht për implementimin e asociacionit . Tani është pjesa tjetër e lojës në periudhën kur veç ka filluar të flitet për shkeljen e të drejtave të serbëve ajo është e qartë që është një mocion shumë i ndjeshëm për komunitetin ndërkombëtar dhe e dinë që tani llupa është mbi t’a dhe natyrisht që edhe më tutje dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi”, tha Canaj.

Ekspert i sigurisë, Nuredin Ibishi, situatën aktuale në Kosovë e ndërlidh me atë të Bosnjës, prandaj apelon që të kihet kujdes në veprime.

“Kur u janë shter mundësitë të veprojnë brenda nuk i ka ekstremistët e vet në brendi që i kryenin punët e stabilishmentit të vendit fqinjë, Serbisë, në krye me Vuçiq, bllokadës së kufijve që është në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për të drejtat ia kanë lënë autoritetin njëfarë grupi të vetë quajtur rrënjët ë që të marrin edhe autorizime policore në një territori, të shtetit fqinjë, Serbisë në këtë rast”, ka thënë Ibishi

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, ka theksuar se Serbia është e varur kryesisht nga BE-ja sa i përket ekonomisë. Por, ajo ka ende një marrëdhënie shumë më të ngushtë me Rusinë, duke iu referuar edhe furnizimit me gazin rus.

Me përkrahjen e shtetit serb, grupe të organizuara një ditë më pare kanë bllokuar disa pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Shpërndaje në: