Ana e errët e Barcelonës, trajton futbollistin si ‘bërllok’: E shkarkoi përmes emailit dhe nuk e bëri hesap për njeri

Ana e errët e Barcelonës, trajton futbollistin si ‘bërllok’: E shkarkoi përmes emailit dhe nuk e bëri hesap për njeri

Ish-mesfushori i Barcelonës, Matheus Fernandes ka kritikuar ish-klubin e tij pasi thotë se e ka larguar përmes emailit.

23-vjeçari u largua nga ‘Camp Nou’ në qershor, pasi luajti vetëm 17 minuta për gjigantin katalunas, transmeton Periskopi.

Fernandes iu bashkua Barcelonës në shtatorin e kaluar pasi klubi arriti marrëveshje për 10 milionë euro me Palmeirasin, gjashtë muaj më herët.

Mesfushori bëri vetëm një paraqitje për Barçën, duke u inkuadruar si zëvendësues në Champions League kundër Dynamo Kievit në nëntor.

Fernandes i është ribashkuar Palmeirasit, pasi Barcelona ia ndërpreu kontratën – dhe lojtari thotë se është njoftuar në mënyrë elektronike.

”Nuk e dija se do të më largonin – dhe kur më thanë nuk mund ta besoja,” tha Fernandes për ‘Globo Esporte’.

”Isha në shtëpi, po dilja me gruan time dhe mora një mesazh nga klubi ku më pyeti nëse e kisha email adresën e njejtë.

”E konfirmova dhe pastaj më erdhi.

”Nuk e kuptova. Ia dërgova agjentit tim dhe avokatit. Ata thanë se ishte largimi im.

”Koha kaloi dhe emri im doli në shtyp. Asnjë komunikim, asgjë, ata as nuk më telefonuan të më thonë përshëndetje dhe lamtumirë.

”Gjithmonë kam ëndërruar si fëmijë të luaj për Barcelonën. Kur shkova atje, ata nuk më trajtuan si futbollist.

”I thashë drejtorit se ai nuk më trajtonte si futbollist profesionist të Barcelonës.

”Isha lojtar i Barcelonës dhe doja të trajtohesha si i tillë. Të tjerët kishin prezantim dhe unë nuk kisha. Isha i mërzitur.

”Kur e shikoja nga jashtë mendoja gjëra, por kur shkova më trajtuan ndryshe.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: