Amorim: Manchester United mund ta fitojë Premierligën deri në vitin 2028

Amorim: Manchester United mund ta fitojë Premierligën deri në vitin 2028

Ruben Amorim erdhi për të ndryshuar situatën te Manchester United, pas rezultateve jo të mira të klubnit në vitet e fundit.

Por edhe ai po ka probleme në rezultatet gjatë këtyre muajve sa është në krye të ”djajve të kuq”.

Tekniku portugez u pyet se a mund ta fitoj titullin e Premierligës deri në vitin 2028, dhe ai është optimist se këtë mund ta bëjë në vitet e ardhshme.

“Po, ne flasim për këtë, fokusi ynë është të fitojmë titullin e Premierligës dhe ne mund të ndryshojmë gjithçka brenda disa vitesh. Në këtë moment, jemi në një pozitë të vështirë, por duhet të punojmë çdo ditë në hapat e vegjël”, ka deklaruar Amorim.

Shpërndaje në: