Amir Rrahmani: Jam i lumtur me fitoren e Kosovës, shpresojmë të kalojmë grupin

Amir Rrahmani: Jam i lumtur me fitoren e Kosovës, shpresojmë të kalojmë grupin

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Islandës, por sipas tij, Kosova vuajti në 30 minutat e parë të lojës.

Kosova mundi Islandën, me rezultat 2-1,të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.

Rrahmani ka folur edhe për lojtarët e rinj në ekipin kombëtar.

“Kushdo që vjen duhet të gjejmë balanc për fitore. Shpresojmë së do të arrijmë të kalojmë grupin. Kemi pas problem 30 minutat e parë, pas golit të pësuar u vendosem më mirë. Kishim shumë hapësira të goli i parë, nuk ishim të vendosur mirë, por më pas e kontrolluam mirë lojën dhe jemi të lumtur me fitoren”, tha Rrahmani.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, duke marrë avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.

Lumbardh Dellova kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Por, gëzimi i tanëve zgjati vetëm tre minuta.

Kjo pasi që Islanda arriti të barazojë rezultatin nëpërmjet Oskarsson, pas asistimit të bukur nga Johannesson.

Pjesa e dytë nisi me iniciativë të lartë të Kosovës, e cila dha frytet e saj në minutën e 58-të.

Ishte Elvis Rexhbeçaj i cili shënoi në minutën e 58-të golin e tij të parë me fanellën dardane.

Deri në fund, Kosova i pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa konkretizim.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës dhe fituesi kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve./Periskopi/

Kosova e fiton betejën me Islandën, në Spanjë shkon për ta fituar “luftën”

 

 

Shpërndaje në: