Amir Rrahmani befasoi një tifoz pas ndeshjes me Eintracht Frankfurt

Amir Rrahmani befasoi një tifoz pas ndeshjes me Eintracht Frankfurt

Napoli të marten korri një fitore të rëndësishme ndaj Eintracht Frankfurt në Gjermani, me rezultat 0-2 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ishte fantastik me ndërhyrjet e tij në fazën e mbrojtjes duke mos lejuar që ekipi i tij të pranoj gol.

Por, drenicasi pas ndeshjes bëri një gjest shumë të mirë duke i’a dhuruar fanellën e tij një tifozi që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për ta ndjekur lojën.

Shpërndaje në: