Amir Rrahami i zhgënjyer: Përgjegjësi kanë të gjithë, nuk po shkojnë shumë gjëra
Kombëtarja e Kosovës ka humbur sonte nga Bjellorusia në udhëtim me rezultatin 2-1 dhe kjo tashmë është alarmuese për futbollin tonë.
Tashmë kemi veç tre pikë dhe jemi larg ëndrrës për kualifikimin në kampionatin evropian.
Rrahmani pas ndeshjes u pa shumë i zhgënjyer, pas ndeshjes, ku edhe i kërkoi falje tifozëve.
“Nuk po shkojnë shumë gjëra, mas 30 sekondave na krijojnë rast. Duhet shumë, shumë ndryshime, sepse ka shumë punë për tu bërë. Përgjegjësi kanë të gjithë, secili që futet në fushë, ose është me ne në stërvitje. Kur janë rezultatet e këqija janë fajet e të gjithëve, veç bashkë mundemi mu përmirësu”, tha fillimisht Rrahmani për SuperSport.
“Gjithë pjesën e parë kam bërtit që me jep maksimumin. Një detaj i vogël mund ta kryejë lojën. I kërkoj falje tifozëve dhe shpresojë që bashkë me ta të kthehemi”, përfundoi ai.