Amir Khan i bleu birit një-vjeçar orë Rolex me vlerë 34 mijë euro për ditëlindje

Amir Khan i bleu birit një-vjeçar orë Rolex me vlerë 34 mijë euro për ditëlindje

Amir Khan ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram, duke zbuluar se i bleu orë Rolex birit një-vjeçar!

Medalisti i argjendë në Olimpiadë, i cili nuk ka boksuar që nga viti 2019, postoi lajmin në InstaStory, duke treguar orën e re që biri i tij do ta marrë si dhuratë më vonë këtë muaj, transmeton Periskopi.

Muhammad Zaviyar fatlum do ta pranojë më 22 shkurt orën, edhe pse nuk do të ketë shumë kuptim për të në këtë kohë.

‘Mbreti’ Khan postoi një snap të Rolexit, që raportohet se kushton 34 mijë euro, me mbishkrimin: ”Dhurata e parë për ditëlindje për djaloshin tim, koleksioni i orave i tij duhet të jetë në si duhet.” /Periskopi.com/

p1eu0l5o8bcn91of6acbh1s1umj.jpg

 

Shpërndaje në: