Amerikanja do të publikojë albumin e inçizuar sa ishte në mitrën e nënës (Video)

Amerikanja do të publikojë albumin e inçizuar sa ishte në mitrën e nënës (Video)

Një vogëlushe amerikane, me emrin Luca Yupanqui, do të publikojë albumin e saj debutues.

Prindërit e saj janë Elizabeth Hard, anëtare e bendit psiko-rok, Psychic Ills, dhe e muzikanit Ivan Diaz Mathe, që ka punuar me Lee “Scratch” Perryn dhe të tjerë.

Në sesionet pesë-orëshe të “meditimit të përbashkët”, ata incizuan Yupanquin në utero përmes elektrodave në abdomenin e Hartit, duke përdorur teknologjinë “MIDI biosonike” duke i vënë vibracionet e zgjedhura në sintetizues zëri, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Më pas incizimet ishin edituar, me Hartin dhe Diaz Mathe-un “që provuan të intervenonin sa më pak të ishte e mundur, duke lejuar mesazhet e Lukas të ekzistonin në formën e tamamtë”

Albumi quhet “Tingujt e të Palindurës” do të lansohet më 2 prill.

Tashmë duke shprehur vetëbesimin e një rok-ylli, ose rok-yllke në këtë rast, vogëlushja Yupanqui duket adhuruese e albumit të saj. /Periskopi  

Shpërndaje në: