Amerikanëve po iu kërkohet të mos puthin apo përqafojnë pulat – ja arsyeja!
Derisa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një shpërthim të virusit të salmonellës, për ta ka paralajmërime të reja.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, po apelojnë tek amerikanët që të mos puthin apo përqafojnë pulat.
Agjencia thotë se shpezët që mbajnë baktere janë përgjegjëse për infektimin e prej 52 njerëzve në 21 shtete.
Në fakt, zyrtarët e shëndetësisë thonë se shumica e infeksioneve kanë qenë të lidhura me shpendët në oborrin e shtëpisë, posaçërisht pula dhe biba.
Deri tani, pesë persona janë shtruar në spital, por nuk janë raportuar vdekje.