Amerika thotë se “nuk ka gisht” në sulmin ukrainas në zonat ruse

Amerika thotë se “nuk ka gisht” në sulmin ukrainas në zonat ruse

ShBA-ja nuk ka fare gisht në planifikimin ose përgatitjen e sulmit të Ukrainës në rajonin Kurks të Rusisë, tha zëvendës-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel.

Pasi Pateli u shpreh kështu më herët, tani zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, ka përsëritur se ShBA-ja nuk kishte asnjë njoftim paraprak nga Ukraina se kishte planifikuar një veprim ushtarak në rajonin kufitar të Rusisë.

Se Washingtoni nuk kishte asnjë përfshirje në operacion, ajo u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One”, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden fluturoi për në New Orleans.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar sqarime nga Ukraina në lidhje me objektivat e saj në Rusi, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: