Amerika nuk e toleron Djokovicin – Ia ndalon hyrjen në territorin e saj, tenisti serb humb turneun e madh
Asnjë lëshim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në favor të Novak Djokovic.
Serbi nuk do të jetë në gjendje të luajë në US Open 2022 pasi ai nuk posedon certifikatën e vaksinës të kërkuar nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA) për hyrje në vend.
Nga viti 2005 e deri më sot, kjo është vetëm mungesa e dytë e Djokovicit në karrierë në New York pas asaj të vitit 2017 për shkak të një dëmtimi në bërryl.
Ja njoftimi i Djokovicit:
“Nuk do të mund të udhëtoj në New York këtë herë për US Open. Faleminderit #NoleFam për mesazhet tuaja të dashurisë dhe mbështetjes. Fat të mirë për kolegët e mi! Do të mbaj formë të mirë dhe një frymë pozitive dhe do të pres një mundësi për të konkurruar sërish. Shihemi së shpejti bota e tenisit”, ka shkruar Djokovic.
?? ¡ÚLTIMA HORA! ??
❌ DJOKOVIC NO PARTICIPARÁ en el #USOPEN.
? El serbio lo ha confirmado en sus redes sociales. pic.twitter.com/TkTs4VD5wE
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 25, 2022