Amerika nuk e lë Gjokoviçin në territorin e saj, tenisti rrezikon kampionatin US Open

Amerika nuk e lë Gjokoviçin në territorin e saj, tenisti rrezikon kampionatin US Open

ShBA ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj tenisti serb, Novak Gjokoviq.

Gjokoviq nuk është i vaksinuar dhe kjo është arsyja se pse ai nuk mund të futet në Amerikë, shkruan Periskopi.

Grand Slami i US Open do të zhvillohet në shtator të këtij viti dhe ka të ngjarë se Gjokoviq nuk mund të merr pjesë.

Tenisti është regjistruar në US Open, por sipas rregullave aktuale, ai nuk do të lejohet të hyjë në SHBA. Lajmin e keq për serbin e dha mbrëmë edhe US Open.

Organizatorët e US Open thanë se nuk do të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për pjesëmarrësit e turneut, por do të respektojnë vendimin e autoriteteve amerikane në lidhje me udhëtimin në vend. Pra, është e qartë se, nëse SHBA nuk i ndryshon së shpejti kushtet e hyrjes në vend, Djokovic, tri herë fituesi i atij turneu, nuk do të marrë pjesë në US Open.

Shpërndaje në: