Ambasadori italian i shkon në zyre presidentes Osmani, diskutojnë për tendecat e Serbisë për destabilizim të rajonit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.
Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.
🇽🇰 🇮🇹 | Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu
Presidentja e Republikës së Kosovës,…
Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Friday, May 24, 2024