Ambasadori i ri japonez dorëzon kredencialet, Osmani në qershor udhëton për Japoni

Ambasadori i ri japonez dorëzon kredencialet, Osmani në qershor udhëton për Japoni

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iëama.

Presidenca tha se pasi që i ka uruar ambasadorit të ri japonez mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Osmani ia përcolli gjithashtu “urimet e përzemërta “me rastin e ditëlindjes së Perandorit Naruhito të Japonisë, e cila sot shënohet nga Ambasada e Japonisë në pritjen e organizuar për nder të kësaj dite.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani e vlerësoi Japoninë si një partner strategjik afatgjatë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Ajo theksoi kontributin e çmuar të Japonisë në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, çështjet politike e diplomatike, mediat, pajisjet shëndetësore, sigurinë ushqimore, teknologjinë informative etj”.

Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në tregti, investime, kulturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur edhe projektet e bursave arsimore japoneze dhe programeve të shkëmbimit kulturor për të rinjtë e Kosovës, shtoi Presidenca.

Ndër të tjera, në këtë takim, Osmani diskutoi me ambasadorin Iëama për vizitën e saj të planifikuar dhe dakorduar në Japoni në qershor të këtij viti.

 

Shpërndaje në: