Ambasadori Hovenier: SHBA, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.
Ai nënvizoi rëndësinë e iniciativave që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të qëndruar pranë këtyre viktimave dhe për të promovuar drejtësinë dhe rehabilitimin e tyre, transmeton klankosova.tv.
”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”.