Ambasadori Hargreaves: Mbetet i paqartë plani dhe qëllimi i sulmit në Banjskë, i kërkojmë vazhdimisht Serbisë përgjegjësi për atë që ndodhi
Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se shteti i tij vazhdimisht i kërkon Serbisë përgjegjësi për sulmuesit në Banjskë.
Në një intervistë në KTV ai ka thënë se pas këtij sulmi, Britania ka parë të arsyeshme që të shtojë numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë.
Megjithatë ambasadori thotë se ende mbetet e paqartë se çka saktësisht dhe cili ishte qëllimi i sulmit të 24 shtatorit.
“Ende nuk kemi parë dëshmi përfundimtare se çfarë saktësisht po ndodhte në atë sulm dhe çfarë ka qenë plani dhe qëllimi”, ka thënë ai.
Hargreaves ka thënë se presin që Serbia të ndërmarrë veprime lidhur me sulmin në Banjskë.
“Kemi qenë shumë të qartë me autoritetet serbe për atë se ne presim që t’i mbajnë para përgjegjësisë, ata që e bënë këtë incident kriminal”
Kur është pyetur se si përgjegjësi për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq, endet i lirë në Serbi, ai ka theksuar se autoritet serbe i kanë siguruar se po merren me këtë.