Ambasadori gjerman Rohde i gëzohet suksesit historik të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka arritur një sukses historik.
“Dardanët” tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Ligës B të Kombeve.
Të dielën, ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, e mposhti Islandën me rezultat 1:3 me Hat-trickun e Vedat Muriqit, derisa rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 5:2 në favor të “verdhekaltërve”.
Këtij suksesi iu gëzua edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, përcjell Periskopi.
Ai lavdëroi punën e bashkombasit të tij në krye të shtabit teknik të Kosovës.
“Kjo tregon fuqinë e punës në grup dhe punës së palodhur”, deklaroi diplomati gjerman.
“Bravo, skuadrës së Kosovës – ja ku kemi më shumë fitore përpara”.
Rohde, si ish-futbollist deklaroi se është frymëzuese të shohësh se çka ka arritur të bëjë Kosova.