Ambasadori francez: Kusht politik që Kosova të jetë plotësisht e angazhuar në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Ambasadori francez: Kusht politik që Kosova të jetë plotësisht e angazhuar në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialogun me Serbinë që t’i bind vendet anëtarë të BE-së, se tani është momenti i duhur që të shqyrtohet aplikacioni i Kosovës.

Sipas tij, një nga kushtet më të rëndësishme politike është që Kosova të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur me Serbinë në vitin 2023.

“Unë mendoj se disa anëtarë të BE-së nuk janë plotësisht të bindur se për momentin është i përshtatshëm. Këtu mendoj se i kthehemi vetë çështjes së zbatimit të [aneksit] Ohrit apo marrëveshjes së 27 shkurtit për të bindur të gjitha vendet anëtare se është momenti i duhur. Ne mbështesim që Kosova përfundimisht të bëhet anëtare e BE-së, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit. Ne e shohim qartë rrugën drejt integrimeve evropiane, dëshirojmë që të plotësohen disa kushte, një nga kushtet më të rëndësishme është ky kusht politik që Kosova të jetë plotësisht e angazhuar në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë të dialogut. Për çështje të tjera si gatishmëria për reforma të brendshme, gatishmëria e ekonomisë, gatishmëria e institucioneve, ne shohim një progres të bërë nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: