Ambasadori britanik uron Pavarësinë: Jemi krenarë që festojmë arritjet e Kosovës si shtet demokratik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ai ka thënë se shteti i tij është krenar që festoon arritjet e Kosovës si shtet demokratik multietnik.
“Ne mezi presim të punojmë së bashku për sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin e rajonit dhe për miqësinë edhe më të thellë midis vendeve tona”, ka shkruar Hargreaves.