Ambasadori britanik shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit: Kërkimi i tij për të vërtetën ishte frymëzues

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jetë të Bacës Bajram, derisa shtoi se kërkimi i tij i palodhshëm ishte frymëzues.
E, ndër të tjera potencoi se do të do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur të vërtetën.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bacës Bajram Qerkinaj. Kërkimi i tij i palodhshëm për të vërtetën, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mijëra familje që ende kanë të dashurit e tyre të pagjetur, ishte vërtet frymëzues. Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bacës Bajram kanë qenë gjithmonë të forta, duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejt nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III. Në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Bacës Bajram, dhe të gjithë ata të cilët kanë pasur fatin të punojnë drejtpërdrejtë me të. Veprimtaria e tij do të vazhdojë, derisa ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur të vërtetën”, shkroi Jonathan Hargreaves.