Ambasadori britanik: Serbia të sjell para drejtësisë Radoiçiqin dhe të tjerët sa më shpejt

Ambasadori britanik: Serbia të sjell para drejtësisë Radoiçiqin dhe të tjerët sa më shpejt

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves në njëvjetorin e sulmit të Bajnskës ka falenderuar Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e tyre.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka kërkuar që autorët, duke përfshirë këtu Milan Radojiçiq, të sillen para drejtësisë.

Hargreaves ka kërkuar nga Serbia që t’i marrë masat e nevojshme për ta bërë këtë të mundur.

Postimi i plotë:

Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjeve tronditëse që ndodhën në Banjskë.

Falenderoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe guximin, për veprimet e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023, si dhe për prokurorët e Kosovës për puën ne tyre deri në hartimin e një aktakuze.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoicic, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpërndaje në: