Ambasadori britanik e përgëzon ekipin e “Sunny Hill” që u mor me çështjen globale të dhunës ndaj grave
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se e mirëpret faktin që festivali “Sunny Hill” ka nxjerrë në pah çështjen globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ai ka thënë se kjo çështje i intereson atij shumë dhe punën në të.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar stigmën dhe për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës mbi baza gjinore”, ka thënë Hargreaves.