Ambasadori britanik: Dialogu s’po ecën ashtu siç e kemi menduar
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka komentuar gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Hargreaves, ky proces tashmë ka ngecur pa ndonjë zhvillim siç ishte pritur nga ndërkombëtarët.
“Me të vërtetë shpresoj ashtu, nuk është fshehtësi që momentalisht dialogu nuk po ec aspak, as shpejtë e as pozitivisht siç kemi shpresuar dhe do të dëshironim”, deklaroi ai për Kanal 10.
Mirëpo, sipas tij përpjekjet për avancim të raporteve mes dy palëve nuk do të ndalen duke shpresuar edhe në ndryshime që pritet të bëhen.
“Vazhdojmë që t’i nxisim të dy palët që të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë energjike që të shkohet deri në fazën e ardhshme. Gjithmonë ka mundësi të shpresonim që të dyja palët, veçanërisht në muajt e ardhshëm kur do të kemi dinamikë të me ndryshime në institucionet evropiane, por edhe në Qeveri ndoshta do të kemi një kapitull të ri, energji të re e vullnet për të pasur marrëveshje”, shtoi Hargreaves.