Ambasadorët: Liberalizimi do të ndodhë, por kur s’dihet

Periskopi.com Lajme

Sipas dy ambsadorëve, atij francez, Didier Chamber dhe ambsadorit gjerman, Christian Heldt, liberalizimi i vizave do të ndodhë, ndonëse për këtë nuk japin datë.

Sipas tyre, e gjithë çështja e liberalizimit të vizave tashmë është vetëm proces i cili duhet patjetër që të kalojë në të gjitha shtyllat.

“Unë jam pyetur që në maj, nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë dhe kam thënë, po, jam plotë shpresë. Mund vetëm të shpreh shpresën time, sepse nuk e di kur do të ndodhë. Njerëzit shpesh tentojnë të nxirrnin nga ne një afat kohor, por ky nuk është vendim i yni, ne nuk jemi Këshilli”, ka thënë ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Të pyetur se a do të ndodhë liberalizimi, ambasadori francez, Didier Chabert ka reaguar duke thënë se “ashtu diçka”.

“Mendoj se duhet kaluar një rrugë, dhe rruga gjithmonë kalohet vetëm nëse nuk e ndryshoni atë. Evropa është e vetëdijshme për liberalizimin e vizave për Kosovën por janë procese. Janë rregulla që duhet respektuar, dhe tani gjithçka është afër zgjidhjes dhe s’bënë të largohemi nga procesi”, ka thënë ambasadori francez, Dider Chabert.

 

Shpërndaje në: