Ambasada italiane kujton policin e rënë Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi
Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.
Italia ka rikonfirmuar qëndrimin që përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjës.
“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X.
Sot është shënuar përvjetori i parë i vrasjes së policit Afrim Bunjaku.
Përgjegjësinë për sulmin terrorist e kishte marrë Milan Radojçiqi, i cili më parë kishte funksione në partinë politike Lista Serbe.
Let’s remember and honor the memory of @Kosovo_Police Officer Afrim Bunjaku, cowardly murdered in the Banjska attack a year ago. 🇮🇹 reaffirms its stance that those responsible for this terrible crime, along with everyone involved, will be held completely accountable. pic.twitter.com/NErrwaHRQQ
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) September 24, 2024