Ambasada gjermane për vizitën e Sarrazin: Erdhi për t’i shtyrë përpara të arriturat e Procesit të Berlinit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një postim në Facebook, ka thënë se ishte kënaqësi që emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ishte përsëri në Kosovë duke u fokusuar që të shtyjë përpara të arriturat e Procesit të Berlinit.
“Kosova fiton shumë nga tregtia e lirë rajonale përmes CEFTA’s, që tani më në fund përfaqësohet nga qeveria e saj”, thuhet në postimin e ambasadës.
Tutje ambasada gjermane i falënderon kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla për “takimet produktive”.