Ambasada Franceze në Kosovë i përgëzon Zhegrovën dhe Lillen
Ambasada Franceze në Kosovë e ka përgëzuar paraqitjen e ekipeve franceze në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.
Mbi të gjitha, kjo Ambasadë e përshëndeti lojën që e bëri Lille me Edon Zhegrovën, të cilët e mposhtën Real Madridin me rezultat 1:0.
Ambasada Franceze në Kosovë e përmendi edhe faktin se ylli kosovar u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa e mirëpret lojtarin në Prishtinë kah mesi i tetorit, kur do të luajë Kombëtarja e Kosovës, fillimisht me Lituaninë e më pas me Qipron.
“Është historike: 4 klube franceze po garojnë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, duke e përfshirë Lillen, i cili e bëri një sukses të madh mbrëmë duke e dominuar Real Madridin, kampionin në fuqi të Evropës. Bravo! Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes, pas dy javësh në Prishtinë”, shkoi Ambasada Franceze në Kosovë në rrjetin social “X”.