Ambasada e Shqipërisë në Francë: Gjendet shëndosh e mirë 15 vjeçarja kosovare

Ambasada e Shqipërisë në Francë: Gjendet shëndosh e mirë 15 vjeçarja kosovare

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj. Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

“Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

 

 

Zhduket vajza kosovare në Francë, familja e shqetësuar kërkon ndihmë

Shpërndaje në: