Ambasada e SHBA-së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve

Ambasada e SHBA-së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve

Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, i cili pati takime me presidenten dhe kryeministrin e vendit.

Ambasada tha se përpos krerëve shtetërorë, Verma u takua edhe me komunitetin e biznesit e Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, komunitetin e biznesit, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”.

Ndërkaq, për Dialogun Strategjik, ambasada tha se ajo u dakordua mes presidentes Vjosa Osmani dhe Vermës.

Po ashtu, në këtë njoftim ambasada e theksoi mesazhin e tij që Kosova duhet të jetë një vend demokratik e shumetnik ku komunitetet jetojojnë e përparojnë pa frikë.

“Verma dhe Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. D-MR [zëvendëssekretari Verma] gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë nga ngacmimet”.

Shpërndaje në: