Ambasada e SHBA-së për 17-vjetorin e pavarësisë: Kemi mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se me krenari e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës kur njoftoi për pjesëmarrjen e të ngarkuarës me punë Anu Prattipati dje në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë.
‘’Mbështesim me krenari rrugëtimin e Kosovës sdrejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese.
Urimi i plotë:
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve kosovarë për të shënuar 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada e SHBA-së ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, ka shkruar Ambasada në postimin e bërë në Facebook.