Paralajmëron ambasada e SHBA: Kontroll i vazhdueshëm i vizave, kush nuk zbaton rregullat do të dëbohet

Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket personave që qëndrojnë në SHBA me vizë.
Ambasada bën me dije se do të ketë kontrolle të vazhdueshme edhe pas pajisjes me vizë dhe ata që nuk do të ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit do t’i hiqet viza dhe do të dëbohen, transmeton Periskopi.
Sipas ambasadës, Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar “ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese”.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizave. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për të siguruar që ata që ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së me do tua heqim vizat dhe do ti dëbojmë” , shkruhet në postimin në Facebook të ambasadës.