Ambasada e Kosovës në Gjermani vjen me një njoftim për bashkatdhetarët

Me rastin e Festës së Fiter Bajramit, puna me palë në Ambasadën dhe konsullatat e Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Hamburg, Dyseldorf nuk do të zhvillohet të hënën më datë 25 maj.
Me këtë rast Ambasada e Kosovës në Gjermani falënderon qytetarët për mirëkuptim, thuhet në një njoftim të publikuar në Facebook nga ana e kësaj ambasade.