Ambasada e Gjermanisë e gatshme për mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Ambasada e Gjermanisë e gatshme për mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Marten Menger, udhëheqës i Seksionit për Kulturë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, ka vizituar së fundi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, i cili është interesuar nga afër për gjendjen dhe kushtet e këtij institucioni, shkruan KultPlus. Drejtori i Bibliotekës Fazli Gajraku ka njoftuar delegacionin gjerman për zhvillimet në këtë institucion, sikurse që e njoftoi edhe për vështirësitë që BKK ka në ruajtjen dhe zhvillimin e koleksioneve, përkatësisht për sigurinë dhe kushtet fizike dhe klimatike të depove ku gjenden koleksionet e bibliotekës.

Marten Menger u shpreh i gatshëm për ta përkrahur Bibliotekën Kombëtare në projektet e saj. Gjithashtu, shprehu vullnetin edhe për të përkrahur aktivitetet promovuese që Biblioteka pritet t’i organizojë. Ai shfaqi vullnetin e tij dhe të institucionit që përfaqëson, për të asistuar në thellimin e bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me institucionet kulturore gjermane.

/kultplus.com

Shpërndaje në: