Ambasada e Amerikës pas medaljes së Artë të Nora Gjakovës: Gratë e Kosovës janë të forta e të vendosura

Ambasada e Amerikës pas medaljes së Artë të Nora Gjakovës: Gratë e Kosovës janë të forta e të vendosura

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë ka bërë një reagim pas suksesit historik të Nora Gjakovës në Olimpiadën “Tokyo 2020” ku fitoi medaljen e artë olimpike.

Medalja e Gjakovës ishte e dyta për Kosovën në këtë olimpiadë pas asaj të fituar nga Distria Krasniqi.

Kosova e kishte fituar një medalje tjetër olimpike edhe në Olimpiadën e kaluar verore, në Rio më 2016 përmes xhudistes Majlinda Kelmendi, përcjell Periskopi.

Ambasda e Amerikës ka lavdëruar gratë kosovare duke shkruar se kjo i dëshmon botës atë që dihej: “Gratë e Kosovës janë të forta, të vendosura dhe të qëndueshme – të gatshme ta çojnë vendin e tyre drejt madhështisë.”

Reagimi i plotë i përkthyer nga Periskopi:

Urie për Nora Gjakovën, medalisten e tretë të artë të Kosovës, kampionen olimpike të Xhudos. Si Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i dëshmon botës atë që ne e dinim: gratë e Kosovës janë të forta, të vendosura dhe të qëndueshme – të gatshme për ta çuar vendin e tyre drejt madhështisë.”

Shpërndaje në: