Ambasada amerikane uron Vitin e Ri qytetarëve të Kosovës

Ambasada amerikane uron Vitin e Ri qytetarëve të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për Vitin e Ri 2025.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada uroi kosovarët për një vit të ri përplot lumturi dhe prosperitet.

“Mezi presim të ndajmë këtë vit arritjet e përbashkëta, mundësitë dhe miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-së. Nga e gjithë Ambasada amerikane, Urime Viti i Ri!”, thuhet në postim.

Shpërndaje në: