Amazon prezanton shërbimin e ri për printimin e fotove
Kanë kaluar vetëm pak orë sapo Amazon prezantoi shërbim e saj më të ri : një printues për foto.
“Amazon Prints ofron kualitet të lartë, printime të përballueshme dhe të shpërndara nga Amazon,” lexohet në pjesën e sipërme të ueb-faqes. “Krijoni albume fotografish, printoni foto online dhe merrni falas shërbimin e transportit dhe atë të shpërndarjes së shpejtë me porosi duke filluar nga 15 dollarë.”
I pranishëm në Amazon Prime dhe Amazon Drive, shërbimi ofron çmime të përshtatshme për disa madhësi. Për shembull një foto e printuar në formatin 6×4 kushton 0.09 dollarë, 7×5 – 0.58 dollarë, ndërsa 10×8 – 1.79 dollarë.
Për të bërë një krahasim, Shutterfly ofron formatin 6×4 për 0.15 dollarë, 7×5 për 0.99 dollarë dhe 10×8 për 3.99 dollarë, ndërkohë që Snapfish shet 0.1 dollarë formatin 6×4, 0.69 dollarë atë 7×5 dhe 2.99 dollarë formatin 10×8. Megjithatë pas daljes së shërbimit të Amazon, dy kompanitë mund t’i ndryshojnë përsëri çmimet e tyre.
Shërbimi gjithashtu ofron mundësi për të krijuar albume fotografike duke filluar nga çmimi 20 dollarë.
Faktori më i rëndësishëm në fotot digjitale të printuara është kualiteti i imazhit të printuar dhe cilësia e letrës, prandaj deri sa ta shohim këtë nuk mund të vlerësojmë akoma nëse shërbimi i ri i Amazon e kërcënon tregun aktual të këtij shërbimi./Krokodili/