Amazon ndërron logon e aplikacionit që i ngjante Adolf Hitlerit

Gjiganti Amazon e ka ndërruar shpejt një logo të shopingut, pasi shumë komentues thanë se dukej si Adolf Hitleri.
Kjo logo u lansua në muajin janar të këtij viti, dhe mundohet të paraqes një figurë të burëqeshjes.
Por, disa observues kanë thënë se i përngjan mustaqeve që shëmbëllejnë me diktatorin nazist, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Gjiganti teknologjik tashmë e ka ndërruar dizajnin në fjalë pas shumë komenteve negative.
Amazon i tha BBC-së se ikona e parë kishte bërë testimin në disa shtete para se të ndodhte ndryshimi. /Periskopi