Amar Gërxhaliu debuton në Superligën e Turqisë
Suksese për futbollistët shqiptar nuk po ndale në arenën ndërkombëtare.
Edhe një kosovar debutoi në Superligën e Turqisë me skuadrën e Antalyasporin kundër Umraniyesporinit, shkruan Periskopi.
Fjala është për Amar Gërxhaliu, 20 vjeçar nga Vushtrria.
Gërxhaliu, debutoi në fundjavë me Antalyasporin kundër Umraniyesporinit. Këtë ia mundësoi trajneri i Antalyasporit, Nuri Sahin. Gërxhaliu është qendërmbrojtës dhe verën e kaluar u transferua nga Vushtrria në Turqi.