‘Amaneti’ i Kadri Veselit mbështetet nga Qeveria: 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

‘Amaneti’ i Kadri Veselit mbështetet nga Qeveria: 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se premia e 500 mijë eurove ishte idea e tij dhe është i kënaqur që kjo është aprovuar edhe nga Qeveria.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes Facebook, ku ka shkruajtur:

”Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që mbështeti propozimin tim për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tash. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten”.   /Periskopi/

Shpërndaje në: