Alves mesazh Messit: Nëse ai më kalon me trofe, do të luaj deri në moshën 50-vjeçare
Dani Alves ka thënë se është i gatshëm për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare, nëse Lionel Messi e kalon atë me trofe.
Momentalisht, braziliani është futbollisti me më së shumti trofe të fituar – gjithsej 43, transmeton Gazeta Express.
Pas tij renditet Messi, që deri më tani numëron 41 trofe në karrierën e tij.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka më shumë gjasa që të shtojë edhe disa trofe, që do t’ia mundësonte atij të bëhet futbollisti më i dekoruar me trofe.
Por, Alves duket se nuk e ka ndërmend që të dorëzohet. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “ESPN”, ai është shprehur i gatshëm për të vazhduar me futbollin.
“Nuk më pëlqen të mendoj për të ardhmen sepse është gjithmonë e panjohur. Nëse Messi më kalon me tituj, do të luaj deri në moshën 50 vjeçare”, tha ish-mbrojtësi i Barcelonës.
Dani Alves aktivizohet te Pumas. 39-vjeçari me klubin meksikan nënshkroi kontratë 1-vjeçare në verën e këtij viti.