Alvarez: Selma Hayek më telefonoi të më bindte t’i bashkohem Rennesit
Futbollisti i Ajaksit, Edson Alvarez, e ka konfirmuar që aktorja Salma Hayek e kishte telefonuar për ta bindur që të kalojë te Rennes-i, por ai përfundoi te klubi i tij aktual.
“Po është e vërtetë [që Salma Hayek] tentoi të ma ndryshonte mendjen, por në fund nuk kisha dyshime”, ka thënë Alvarez për De Telegraaf.
“Si një bashkëvendëse e mirënjohur, ajo më telefonoi dhe tentoi të më bindte që të vij në Francë. Kjo gjë më befasoi dhe më joshi, por zgjedhja ime për Ajaksin ishte e sigurt dhe ia shpjegova asaj këtë gjë”.
“Ajo është një aktore shumë e famshme dhe e madhe, një yll i pabesueshëm. E vlerësoj shumë lart. Ajo është shembull sepse luftoi si meksikane për të arritur këtu ku është”.