Alphonse Areola është nivel tjetër: Momenti kur godet transversalen me këmbë, për t’i lënë të gjithë gojëhapur
Portieri i West Hamit, Alphonse Areola është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.
E dini se po bëni diçka si duhet kur keni luajtur për klube si PSG dhe Real Madrid, por është një ndjesi e theksuar se Areola nuk i merr meritat e duhura, transmeton Periskopi.
Përveç që ka hedhje brilante, ai është shumë më fleksibil se që mund ta keni menduar ndonjëherë.
Besoni apo jo, ai e ka fleksibilitetin dhe atleticitetin e duhur për ta prekur transversalen me këmbë. Po, e lexuat mirë…
Nëse do u thoshim të shkoni në parkun tuaj lokal dhe të mundoheni ta godisni transversalen, ju sigurisht se do ta zgjatnit ligamentin, por Areola e bën pa pikë problemi.
Nuk na besoni? Epo, nuk na intereson shumë, sepse kamerat e kanë kapur francezin duke e bërë këtë në më shumë se një rast.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
French goalkeeper Alphonse Areola touching the crossbar with his foot before France Netherlands the other night. ?pic.twitter.com/jcDSR75YgP
— Ball Street (@BallStreet) September 11, 2018
Just seen that PSG keeper Alphonse Areola KICKS the crossbar prior to kick off. Makes @MrGunny1963 traditional headbutt of the bar look small fry ?. Maybe something for @AngusGunn01 to try. #ncfc pic.twitter.com/q9BcwlZaEE
— Matt Johnson (@mattjohnson333) April 24, 2019