Allegri flet për situatën e Ronaldo dhe Dybala, shprehet optimist për rikthimin e dyshes në ndeshjen hapëse
Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka dhënë disa komente lidhur me dyshen e skuadrës së tij Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.
Ronaldo dhe Dybala nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme fizikisht, por duket se megjithatë do t’ia dalin të kthehen për ndeshjen hapëse të sezonit.
Kështu të paktën thotë trajneri Allegri, i cili shton se ata janë duke u stërvitur mirë ditëve të fundit.
“Ronaldo po stërvitet mirë dhe është në gjendje të mirë. Ai ka qenë në dispozicion të skuadrës, si gjithmonë”, ka thënë Allegri, transmeton Periskopi.
“Dybala do të kthehet po ashtu. Ne do të kthehemi më 22 gusht në pikën më të mirë. Dybala është mirë, ai kthehet të martën. Ai do të jetë në dispozicion për të shtunën dhe mendoj se do të ketë minuta për të”, shtoi italiani.
Dybala ka qenë pjesë kyçe në formacionin e Juventus kur Allegri ishte në stol, kurse Ronaldo nuk ka punuar asnjëherë më parë nën urdhrat e trajnerit italian. /Periskopi/