Alkooli së bashku me këtë sëmundje çon në vdekje
Një studim i ri në Amerikë sugjeron që konsumi i alkoolit shpesh mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen e njerëzve me HIV.
Efektet e alkoolit mund të jenë më të theksuara te njerëzit me HIV, por edhe te njerëzit që kanë një sëmundje të shtypur nga terapia antiretrovirale, transmeton KosovaPress.
Hulumtimi ka theksuar se pacientët me HIV që konsumojnë të paktën një ose dy pije alkoolike çdo ditë, kanë një rrezik më të madh të vdekjes dhe probleme të tjera shëndetësore.
Studimi përfshiu pacientët e trajtuar me HIV midis 2008 dhe 2012, ka pasur më shumë se 18,000 pacientë HIV pozitivë dhe mbi 42,000 njerëz pa infeksione. Marrëdhënia midis alkoolit, zhvillimit të problemeve të tjera shëndetësore, përveç HIV-it dhe vdekshmërisë, është hetuar.
Përfundimi i studimit është se njerëzit me HIV nuk duhet të konsumojnë fare alkool. Është vlerësuar se pragu i sigurt i konsumit të alkoolit për njerëzit me HIV është shumë më i ulët se në ato që nuk janë të infektuar.