Alkooli nuk është i sigurt as në sasi të vogla

Lajme jo të mira për personat që kanë dëshirë të shijojnë një gotë verë në ditë.
Një studim i përmasave të mëdha i publikuar në revistën “Lancent” ka konfirmuar dyshimet e mëparshme se nuk ka nivel të sigurt për konsumimin e alkoolit.
Studiuesit kanë treguar se konsumimi i moderuar i alkoolit mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës, mirëpo kanë gjetur se rreziku për kancer dhe sëmundje të tjera është më i madh se sa përfitimet.
Autorët e studimit kanë deklaruar se të gjeturat janë tejet të rëndësishme, dhe se është marrë parasysh një mori faktorësh.