Alkooli më i dëmshëm se marihuana për trurin
Me legalizimin e marihuanës në rritje, një numër i madh i studimeve po eksplorojnë dëmët dhe përfitimet potenciale të kësaj droge.
Një hulumtim i ri ka gjetur se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, alkooli është më i dëmshëm se kanabisi, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët në Universitetin “Colorado Boulder” kanë shfletuar nëpër të dhënat ekzistuese të imazheve për të studiuar efektet e alkoolit dhe marihuanës në tru.
Gjetjet e tyre lidhen me konsumimin e alkoolit për një periudhë të gjatë dhe ndryshimet qe shkakton ajo në strukturën e bardhë dhe gri të trurit.
Ndërsa, përdorimi i marihuanës për një kohë të gjatë nuk kishte ndonjë efekt të madh në strukturën e trurit.
Është vlerësuar se rreth 22.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur marihuanë gjatë muajit të kaluar, duke e bërë atë “drogën ilegale më të përdorur” në vend.
Megjithatë, kanabisi po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime mjeksore në Shtetet e Bashkuara. Në këtë rast, hulumtuesit po përpiqen të gjejnë më shumë informacione rreth efekteve pozitive dhe negative qe shkakton marihuana.
Në njërën anë, gjatë vitit të kaluar, “Medical News Today” ka raportuar se përdorimi i marihuanës paraqet rrezik më të madh tek adoleshentët sepse mund ta dëmtojë psikozën e tyre. Ndërsa një studim tjetër pohoi se droga është shumë më “e keqe sesa cigaret” për shëndetin kardiovaskular.
Ndërsa në anën tjetër, studiuesit kanë gjetur se përdorimi i kanabisit mund të ndihmojë për të parandaluar migrenën si dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës seksuale.