Alketa publikon një fotografi të përbashkët me Georgina Rodriguez
Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, e ka pushtuar skenën e edicionit të sivjetmë të festivalit të popullarizuar italian, Sanremo.
Ajo ishte përzgjedhur si njëra nga prezantueset që kanë moderuar në krah të nikoqirit, gjegjësisht producentit ekzekutiv, Amadeus, ndërsa në prezantimin e saj, në asnjë moment nuk i harroi shqiptarët dhe vendin e saj.
Një tjetër e ftuar speciale në këtë eveniment ishte edhe Georgina Rodriguez, e cila ka arritur famë të madhe falë lidhjes me superyllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Moderatorja shqiptare e ka shfrytëzuar rastin të pozojë bashkë me modelen dhe e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.
“Me të mahnitshmen Georgina Rodriguez, me të cilën e ndamë bashkë skenën e Sanremos. Biondja dhe zeshkania, të dyja joitaliane, por dashamirëse të Italisë!”, ka shkruar Alketa në përshkrim.
Njëherësh, ajo i ka dhënë komplimente bukuroshes 26 vjeçare për vallëzimin e tangos.