ALIENËT: Shkencëtarët gjejnë fosfinë në planetin tonë fqinj
Shenja të mundshme të jetës aliene janë detektuar në planetin e Venerës.
Hulumtuesit kanë dalluar fosfinë në atmosferën e planetit fqinj, duke sygjeruar se mund të jetë shtëpia e jetës aliene.
Zbulimi nuk përbën observim direkt të jetës në një planet tjetër. Por, kuantiteti i fosfinës në Vnerë nuk mund të shpjegohet përmes ndonjë procesi tjetër të njohur, duke i çuar hulumtuesit të thonë se kjo mund të jetë shenjë e jetës aliene në sistemin tonë diellor, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Në planetin Tokë, fosfina është një prej gazrave më toksike që mund të gjendet.
Fosfina besohet të jetë një “bioshenjë” apo indikim i shkëlqyer i jetës. Ekspertët në të kaluarën kanë sygjeruar që zbulimi i fosfinës në kuantitete të larta në ndonjë planet tjetër mund të ishte indikator i sigurt i jetës aliene.
Sipërfaqja e Venerës është e nxehtë dhe acidike, dhe kësisoj kushtet e bëjnë të vështirë jetën e çfarëdo gjallese. /Periskopi