Alfa Tonale vjen më 8 shkurt
Online premiera, e quajtur La Metamorphosis, simbolizon transformimin e asortimanit të pridhuesit italian nga SUS motorat dejet atyre elektrike deri në vitin 2027.
Tonale është prezantantuar si koncept në vitin 2-19. Në ndërkohë, Alfa Romeo vazhdoi zhvillimin e modelit dhe testi i parë i modelit të kamufluar u xhirua në rrugë në vitin 2021.
Vitin e kaluar Alfa Romeo njoftoi se lancimi i modelit Tonale është shtyrë për mesin e vitit 2022.
Kjo vonesë është arsyetuar me dëshirën e drejtorit ekzekutiv të Alfës për përmirësimin e performancave të sistemit pug-in hybrid të automobilit.
Premiera e paralajmëruar do të jetë rast që më në fund ta shohim dizajnin e versionit Tonale, por edhe t’i kuptojmë karakteristikat e tij.
Ekzemplarët e parë të SUV’it Tonale do të jenë të gatshëm në verën e vitit 2022.
Tonale do të jetë modeli i tretë, dhe më i liri i Alfa Romeos në këtë segment, krahas limuzinës Giulia dhe SUV’it Stelvio, gjë që, sipas parashikimeve të kompanisë do të ndihmojë në rikthimin e shitjeve dhe ngritjen e profitit të kompanisë, i cili ka ngecur mjaft.