Alexander Isak nuk ia kishte idenë kush është Gary Lineker kur u pyet për lavdatat e tij në intervistë
Alexander Isak nuk ia kishte idenë kush është Gary Lineker kur u pyet për lavdatat e tij në konferencë
Alexander Isak ishte në formë të mirë në ndeshjen e Suedisë kundër Sllovakisë në Euro 2020, të premten pasdite.
Suedia kishte nevojë për një fitore pasi u mposht nga Spanja në ndeshjen hapëse të grupit.
Ata arritën të nxjerrin pikët e plota në përballjen e vështirë në Rusi.
Emil Forsberg shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga penalltia, pasi Isak u rrëzua në zonë duke dribluar.
Isak ishte ai që fitoi penalltinë, teksa impresionoi përgjatë tërë takimit.
Sulmuesi suedez, vetëm 21-vjeçar, u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Gary Lineker ishte një prej emrave të rëndësishëm që lavdëruan paraqitjen e tij.
Fatkeqësisht për Lineker, Isak nuk e kishte idenë kush është ai.
Isak u pyet për komentet e Linekerit në intervistën pas ndeshjes.
I riu ishte totalisht i hutuar dhe iu referua Linekerit si i ‘vjetër’.
”Nuk di për të, është një lojtar i vjetër që punon në studio?” pyeti Isak.
”Nuk isha i lindur atëherë, por kam pak njohuri për të.”
Shikoni videon e mëposhtë, në minutën 4:47. /Periskopi.com/